Kinë, transplantimi i organeve nga të burgosurit

05/12/2014 00:00

Kina do të ndalojë transplantimin e organeve të të burgosurve të ekzekutuar që prej datës 1 janë.

Sipas medias shtetërore kineze, pas 1 janarit të vitit 2015 do të përdoren në transplant vetëm organe të dhuruara vullnetarisht nga civilët, ka thënë një prej zyrtarëve vendas.

Dhurimi i organeve në Kinë është në nivelet më të ulëta në botë dhe të burgosurit e dënuar me vdekje shërbejnë prej kohësh si burim kryesor për transplantet e organeve. Kinë është kritikuar shpesh për marrjen e organeve pa pëlqimin e të burgosurve apo të familjarëve të tyre. Në nëntor të vitit të kaluar u premtua për të ndaluar këtë praktikë, por kjo gjë nuk ndodhi.

Kjo praktikë është pranuar nga Kina vetëm pak vite më parë, ndërsa mohohej prej shumë kohësh. Autoritetet kineze ekzekutojnë më shumë se çdo shtet tjetër në botë të burgosur të dënuar me vdekje. Sipas organizatës së të burgosurve me qendër në San Francisco, vetëm në vitin 2013 në Kinë janë ekzekutuar 2400 persona.

Top Channel