Tajfuni “Hagupit” kërcënon Filipinet

05/12/2014 00:00

Tajfuni “Hagupit” kërcënon seriozisht ishujt Filipine edhe pse aktualisht ai ndodhet mbi Paqësor. Erërat e tajfunit arrijnë deri në 250 kilometra në orë dhe parashikohet të arrijë në tokë ditën e shtunë.

Dy ishujt e parë që pritet të goditen janë Samara Lindore dhe Tacloban, ku një vit më parë mbetën të vdekur me mijëra persona pas kalimit të tajfunit “Haiyan”. Pavarësisht shkatërrimeve masive që solli kalimi i tajfunit të një viti më parë, ende në këto zona banon një numër i madh banorësh, të cilët jetojnë në banesa të përkohshme dhe aktualisht janë duke u zhvendosur larg bregut të detit.

Zyrtarët kanë paralajmërua stuhi me shi të dendur, dhe për pasojë do të ketë përmbytje dhe rrëshqitje masive të tokës.

Shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur dhe ka pasur radhë të gjata në dyqane dhe në pikat e karburantit për t’u pajisur me furnizimet e nevojshme.

Tajfuni “Haiyan”, i njohur si “Yolanda” në Filipine, ishte tajfuni më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në tokë. Ai goditi Filipinet qendrore në nëntorin e vitit të kaluar, duke lënë më shumë se 7 mijë të vdekur dhe të humbur.

Top Channel