Zbulohen skllevërit romakë…

05/12/2014 00:00

Arkeologët kanë zbuluar qindra varre romake në jugperëndim të Francë, disa nga të cilat përmbajnë skelete ende të lidhur me pranga në qafë dhe në këmbëve.

Gërmimet e jashtëzakonshme janë kryer në një zonë rreth 250 metra në perëndim të amfiteatrit Saintes, i përdorur dikur për betejat mes gladiatorëve dhe kafshëve të egra. Midis qindra varreve të gjetura, pesë skelete, katër të rritur dhe një fëmijë, janë gjetur të prangosur ose të lidhur me zinxhirë.

Sipas arkeologëve këto varre datojnë të jenë hapur në shekullin e parë dhe të dytë pas Krishtit, ku zona mendohet të ketë qenë një nekropol që përdorej për të masakruarit në amfiteatrin aty pranë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel