Australia miraton ligjin për emigracionin

05/12/2014 00:00

Parlamenti australian ka aprovuar ndryshimet në ligjet për emigracionin, që përfshin rivendosjen e vizave të përkohshme për refugjatët.

Ligji do t’u mundësojë refugjatëve të jetojnë dhe punojnë në Australi për tre apo pesë vjet, por do t’u mohojë atyre mbrojtjen e përhershme.

Ai u miratua me 34 vota pro ndaj 32 kundër në Senat dhe më pas u mbështet nga anëtarët e Parlamentit. Aktualisht Australia i ndalon të gjithë azilkërkuesit që mbërrijnë me varkë, duke i mbajtur ata në kampe pritjeje jashtë territorit të saj.

Ligji thotë gjithashtu se, personat që do të zbulohen se jetojnë si refugjatë nuk do të mbahen përfundimisht në Australi, në bazë të politikave të reja që synojnë t’u japin fund ardhjeve me mjete lundruese.

Gjithashtu, ligji trajton rastet e pagesave të prapambetura, rreth 30 mijë, që kanë të bëjnë me azilkërkuesit që kanë mbërritur përpara hyrjes në fuqi të politikave aktuale.

Ata persona jetojnë në kampe burgimi ose në komunitet me viza që nuk i lejojnë të punojnë. Për të siguruar mbështetje të mjaftueshme në Parlament për miratimin e ligjit, qeveria bëri një seri konçesionesh.

Kështu, fëmijët do të lirohen nga burgimi në Ishullin e Krishtlindjeve, një kamp kushtet e të cilit janë kritikuar ashpër. Numri i refugjatëve të konfirmuar që Australia do të pranojë do të rritet me 7.500 nga niveli aktual prej 13.750, brenda vitit 2018.

Pr/ligji u miratua në Senat me një diferencë të ngushtë votash, pas një debati intensiv që zgjati deri në orët e natës. Më pas ai u kthye në ligj nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku qeveria ka shumicën.

Top Channel