Kerry: SHBA, ndihmë Irakut për luftën kundër Al Kaeda-s

05/12/2014 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara do
të ndihmojnë Irakun të luftojë Al-Kaedën e lidhur me militantët, por nuk
planifikojne të kthejë serish trupat ne kete vend.

Ai u shpreh besimplotë se qeveria e kryeministrit Nuri Al Maliki do të mposhtë militantët.

“Ne do të qëndrojmë me qeverinë e Irakut dhe me të tjerët që të zmbrapsin përpjekjet e tyre për destabilizim. Ne do të bëjmë gjithcka që është e mundur.Ne nuk do të zbresim ushtarë në terren. Kjo është beteja e tyre”, tha Kerry.

Këto komente, Sekretari amerikan i Shtetit i bëri kur u nis nga Jeruzalemi ne Jordani dhe me pas ne Arabine Saudite për të vendosur paqen mes Izraeliteve dhe palestinezve.

Me heret, Qeveria irakiane tha se është në kontroll të qytetit strategjik të Falluxhës, ne perendim të Bagdadit. Një burim i sigurt, i cituar nga BBC-se tha se “militantet e lidhur me Al Kaedën kontrollojnë aktualisht pjesën jugore te qytetit”.
Zyrtarët irakiane thanë se ata kanë humbur kontrollin përballë atij qe njihet si “Shteti Islamik në Irak dhe Levant, apo ISIS. Një reporter irakian tha se pjesëtare të fiseve të bashkuar me Al Kaedën kontrollojne pjesën tjetër të Falluxhas. Shefi I Policisë në provincës Anbar tha të shtunën se “njerezit e tij janë zmbrapsur në muret e qytetit dhe banoret e Falluxhes mbahen peng nga ISIS.

Luftimet nisën pasi trupa shpërndanë kampin e protestuesve të suniteve në qytetin Ramadi të hënën. Ata akuzojnë qeverinë Shiite për ate qe e quajne diskriminimi te suniteve. Të mërkuren, Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se te pakten 7818 civile dhe 1050 anetare te forcave te sigurise kane humbur jeten gjate vitit 2013. Kjo ishte nje prej shifrave me te larta gjate ketyre viteve, por eshte shume me e ulet çfare u regjistrua ne vitet 2006- 2007. Trupat amerikane u larguan nga iraku ne vitin 2011, pasi mberriten ne kete vend, per te rrezuar Sadam Huseinin nga pushteti.

Top Channel