Sarandë, tenton të vjedhë, por e plagosin me armë gjahu

05/12/2014 00:00

Përpjekja për të hyrë dhe për të grabitur një pikë tregtimi inertesh, ka rezultuar e dështuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në fshatin Qenurjo në Sarandë, ku një i person i identifikuar nga policia si Edlir Zema, ka tentuar të grabisë pikën e tregtimit të inerteve, por në mënyrë të papritur është qëlluar me armë gjahu.

Deri tani policia nuk ka dhënë informacione për personin që e ka qëlluar ndaj 34-vjeçarin nga fshati Gjashtë, por dyshohet se mund të kenë qenë pronarët e pikës së biznesit.

Zema ka marrë plagë të trup dhe si pasojë është transportuar për një mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Top Channel