Dëshmon Fullani: Nuk e njihja Bitrajn, rregullorja ishte e plotë

05/12/2014 00:00

Ish-Guvernatori i Bankes së Shtetit, Ardian Fullani ka dhënë më në fund
dëshmine e tij të parë lidhur me skandalin e vjedhjes së Bankës.

I paraprire nga avokati i tij Maksim Haxhia, ish-Guvernatori Fullani hyri per here te dyte brenda javes ne Prokurorine e Tiranes, per t’u dhene pergjigjje prokuroreve per llogari te hetimeve per skandalin e vjedhjes se Bankes.

Per gati dy ore Fullani ka dhene versionin e tij, mes te cilave ai ka shpjeguar se nuk e njihte Ardian Bitrajn dhe se ka qene pikerisht Banka e Shqiperise qe ka bere kallëzimin menjehere pas konstatimit te mungeses se parave. ‘Gjithcka ka ndodhur ne ate departament nuk ka ardhur per shkak te mungeses se rregullave, per kete çdo veprim i imi eshte i bazuar ne ligj,- mesohet te kete thene Fullani. – Ne Departamentin e Emisionit nuk mungonin rregullat, por ajo qe ndodhi erdhi sepse aty ka ceduar elementi njerezor ka shtuar ish-Guvernatori. Pafajesine qe ua ka deklaruar prokuroreve, Ardian Fullani ia tha edhe medias.

“U dhamë shpjegimet përkatëse, paraqitëm një memo të detajuar, iu përgjigjëm pyetjeve që ka ngritur akuza dhe materiali që pretendohet të akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, tha avokati Haxhia.

Dosja e vjedhjes se Bankes eshte ndare ne kater pjese, ku ne secilen prej tyre ish-punonjes te Bankes akuzohen se kane shperdoruar detyren duke i krijuar lehtesira Ardian Bitrajt qe te kryente vjedhjen e arkave, ne te cilat ai ishte pergjegjes prej vitesh. Nderkohe pritet qe ne ditet ne vijim, ekspertet e kerkuar nga prokuroria do te japin pergjigjjen perfundimtare se sa eshte ne te vertete shuma e vjedhur.

Top Channel