Gjatë stinës së dimrit, tek e cila kemi hyrë, duhet të visheni paksa trashë për të mos ndjerë të ftohtin. Por kjo nuk do të thotë se duhet të sakrifikoni stilin tuaj.

Edhe me kapuç, shall, dorashkat dhe triko prej leshi mund të arrini të mbani një look joshës. Këngëtarja

Taylor Swift dhe aktorja Emma Stone kanë treguar stilet e tyre, të pasur me aksesorët dimërorë, kur janë fotografuar në rrugët e Nju Jorkut.

Taylor anon më tepër nga eleganca, ndërsa Emma nga stili ‘casual’.

Objektivit të fotografëve nuk u ka shpëtuar as aktorja angleze Keira Knightley, e cila është shfaqur në rrugët e Nju Jorkut e veshur më thjeshtë se kurrë.

Knightley ndodhet në Amerikë për të promovuar filmin e saj të fundit “The imitation game”, ku interpreton edhe aktori tjetër anglez, Benedict Cumberbatch.

Top Channel