Shkodër, Rama takon protestuesit. Kërkojnë kompensim sipas tregut për banesat

05/12/2014 00:00

Pronarët e banesave që pritet të shkatërrohen për shkak të projektit të stadiumit “Loro Boriçi”, tentuan të protestojnë, ndersa Kryeministri Edi Rama do të merrte pjesë në një takim të ALUIZNI-t në këtë qytet.

Forcat e rendit dhe Gardes qe siguronin viziten e Kryeministrit ndaluan protesten e banoreve. Protestuesit kerkonin te shkonin prane hyrjes se Pallatit te Sportit, por jane larguar nga ana e policise.

Me pas kryeministri pas daljes nga takimi i ALUIZNI-t ka biseduar vete me banoret protestues, duke garantuar ata se nuk do kete asnje nderhyrje para se te gjitha banesat te demshperblehen.

Banoret shprehen te revoltuar pasi nuk kundershtojne prishjen e shtepive, por duan qe shpronësimi të behet me çmimin real të tregut, pasi sipas tyre me nje çmim kompensimi prej 8300 lekesh per meter katror, nuk mund të blejnë një banese tjeter.

“Stadiumin do ta bëjmë stadium për ndeshje ndërkombëtare dhe njësoj siç bëmë me stadiumin e Elbasanit, duhet të marrim nga UEFA gjithë parametrat, sepse përndryshe UEFA nuk lejon të bësh të ndeshje. Në bazë të atyre parametrave duhen krijuar hapësirat përkatëse, qoftë jashtë stadiumit, qoftë brenda stadiumit. Në momentin kur projekti përmbush parametrat, mbi bazën e tyre bëhen pastaj edhe shpronësimet. Nuk ka asnjë lloj tendence për të prishur kot, vetëm do të prishet cfarë duhet për të përmbushur parametrat e UEFA-s. Stadiumi nuk do të jetë me një krah të këputur. Ju duhet të jeni të qetë në një pikë, që procesi i shpronësimi do të fillojë dhe do të kryhet dhe pastaj do të bëhet prishja për ato pjesë që do të duhet të prishen për të krijuar hapësirat”, tha Rama.

Top Channel