Korrupsioni në arsim, aktakuzë 13 personave

05/12/2014 00:00

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 13 asistentëve dhe studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë.

Të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprat penale të “marrjes së ryshfetit”, “ushtrim të ndikimit” dhe “keqpërdorim të postit zyrtar”.

Sipas një komunikate për shtyp të shpërndarë nga Prokuroria, disa nga të pandehurit kanë marrë ryshfet, ndërsa të tjerë kanë dhënë ryshfet për kryerjen veprimeve antiligjore në Fakultetin e Mjekësisë.

Shumica e të pandehurve të përfshirë në këtë aktakuzë ishin arrestuar muaj më parë dhe po mbaheshin në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Top Channel