“San Siro” do të ndryshojë “look”, pankinat mes spektatorëve

05/12/2014 00:00

Tashmë është dhënë edhe drita jeshile për rë nisur rikonstruksionin e “San Siro”-s, stadiumit ku zhvillojnë ndeshjet Milan dhe Inter. Ndërhyrjet do të bëhen për ridizenjimin e stadiumit të Milanos, i cili do të përshtatet më së miri për finalen e Champions League të vitit të ardhshëm.

Pengesat mes tribunave dhe fushës së blertë do të hiqen, ndërsa pankinat do të kopjojnë modelin e “Juventus Stadium”, apo e thënë ndryshe do të jenë mes spektatorëve si në Angli.

Do të shtohen gjithashtu disa vende shumë pranë fushës së blertë, të cilat do të konsiderohen vende për “super VIP”-at. Ndërsa sa u përket punimeve, ato priten të kenë një afat përfundimtar në mesin e muajit  gusht.

Komuna e Milanos ka miratuar punimet në fjalë, por ndërsa flitet për rimodelimin e “San Siro”-s, padroni i ri i Interit Erick Thohir po ndërton në Shtetet e Bashkuara një impiant të ri për ekipin e Uashingtonit, DC United, me një projekt prej 420 milionë eurosh. Miratimi përfundimtar pritet të merret më 16 dhjetorin e ardhshëm, por besimi është maksimal.

Top Channel