Komedia e re me protagonist Ben Stiller

05/12/2014 00:00

Ben Stiller dhe Naomi Watts interpretojnë një një burrë dhe një grua në të dyzetat që marrin drogë dhe vishen si adoleshentë në filmin e ri komedi ‘While We’re Young’. Pasi e shikojnë se nuk i tërheq më asnjë aktivitet, bashkëshortët nisin të shoqërohen me një çift të ri në mënyrë që të rifitojnë shpirtin e tyre rinor.

Pasi takohen me të rinjtë e interpretuar nga Adam Driver dhe Amanda Seyfried, jeta e tyre ndryshon tërësisht.

Me skenar dhe regji të Noah Baumbach, filmi ‘While We’re Young’ ka në kastin e tij edhe aktorët Charlie Grodin dhe Adam Horovitz.

Filmi është pritur mirë nga kritika në Festivalin e Filmit të Torontos.

Top Channel