Basha: Skandal me çmimin e naftës

05/12/2014 00:00

Kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi këtë të premte Qeverinë si
përgjegjëse për mosrënien e çmimit të naftës në Shqipëri, ndërsa në
tregjet ndërkombëtare çmimi ka rënë me 40 për qind.

“Qeveria me vetedije – tha Basha – i lejon klientet e vet ne kete biznes qe ta blejne 40 per qind me lire dhe te shesin 40 per qind me shtrenjte naften, ndersa parate nuk shkojne ne Arken e Shtetit.

“Ka vetëm një vend në Europë dhe në planet ku  rënia 40 përqind e çmimit të karburanteve  në  tregun global nuk reflektohet thuajse fare në çmimet e karburanteve në tregun e brendshëm. Ky vend është Shqipëria e dyshes së oligarkëve, Rama-Meta.Pse nuk reflektohet në Shqipëri ulja me 40 përqind e çmimit të karburanteve në tregun global? Arsyeja është  e dyfishtë: Në njërën anë janë taksat e larta që ka vendosur kjo qeveri, ndër më të lartat në rajon, Europë e në botë.Në anën tjetër është kontrabanda, evazioni, informaliteti gjigand, i lejuar,  nxitur dhe koordinuar nga qeveria, nga kupola mafioze qeveritare me klientët e saj që operojnë në fushën e prodhimit, importimit dhe tregtimit të karburanteve.Qeveria, me vetëdije, i lejon këta kliente të blejnë 40% më lirë dhe t’ja shesin popullit 40% më shtrenjtë.Këto shuma marramendëse parash, që paguhen padrejtësisht nga konsumatorët, qytetarët shqiptarë. Këto para, thjesht dhe vetëm vidhen. Nga ata që e komandojnë këtë treg, nga duopoli qeveri-kliente. Ky  megakorrupsion është ulur këmbëkryq në Shqipëri që me ardhjen e dyshes Rama-Meta në pushtet.
Rama dhe Meta, qëndrojnë si taksidarë të pamëshirshëm mbi xhepat dhe ekonominë personale dhe familjari të cdo shqiptari.Shqipëria në këmbë, Shqipëria në protestë është e vetmja përgjigje për oligarkët”, u shpreh Basha.

Top Channel