Skupturat e lashta, tensione Greqi-Angli, Samaras: Fyerje për popullin grek

05/12/2014 00:00

Vendimi i Muzeut Britanik për të zhvendosur në Shën Peterburg disa statuja 2500-vjeçare të Greqisë së Lashtë ka rindezur debatet mes Athinës dhe Londrës për këto objekte me mjaft vlerë.

Kryeministri grek, Andonis Samaras deklaroi se vendimi për të ekspozuar në formë huazimi i veprat e rralla të artit antik të punuara në mermer është një ‘ofendim për popullin grek’.

“Ne grekët jemi të bashkuar rreth historisë tonë, histori që nuk mund të thyhet, të jepet me qira, të shitet dhe as të dhurohet”, deklaroi ai.

Greqia prej kohësh i kërkon Anglisë t’i kthejë këto pjesë të historisë së saj antike, por kërkesa është refuzuar me argumentimin se punimet nuk mund të lëvizen pasi në të kundërt rrezikojnë të prishen.

Samaras tha se ky pretendim bie poshtë me vendimin për t’i shfaqur në Rusi ndaj Greqia kërkon rikthimin e tyre në vendin e vet.

Skulpturat janë pjesë e dekoreve të Panteonit dhe mendohet se janë punuar mes 447-432 para Erës Sonë. Pjesa më e madhe e tyre përfunduan në Britani nga diplomati Lord Elgin, i cili i mori nga Greqia në vitin 1819, kur vendi ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Përpjekjet e Athinës për të rimarrë këtë pjesë të trashëgimisë së vet historike janë përforcuar ndjeshëm që pas 2009, vit kur përfundoi ndërtimi i muzeut të madh i projektuar për të strehuar të gjitha veprat e artit të lashë që i kanë mbijetuar kohës.

Skulpturat do të qendrojnë për ekspozim në Shën Peterburg deri janarin e 2015-s.

Top Channel