Bruce Willis duke dalë nga mikrovala, Johnny Depp duke grirë mish…

05/12/2014 00:00

Një burrë francez ka krijuar një seri fotografish që kombinojnë skena ikonike filmash me mjedise të ndryshme në Francë.

Mësuesi i historisë Francois Dourlen përdor foto nga filma të famshëm si ‘Die Hard’ apo “Eduard Duargërshëra” për të prodhuar artin e tij modest. Me celularin e tij shkarkon foto të aktorëve dhe më pas i pozicionon këto foto në sfonde të zakonshme për të krijuar një efekt shumë komik.

Për shembull, Bruce Willis duket sikur po del nga një mikrovalë, ndërsa Johnny Depp sikur po grin mish.

31-vjeçari francez ka hapur një faqe në Facebook ku paraqet punën e tij. “Kjo është si një lojë për mua, kënaqem shumë. Edhe njerëzit i pëlqejnë shumë, kështu që do të vazhdoj të bëj fotografi të tilla.”

FOTO GALERI
1/8

Top Channel