ALUIZNI ndan çertifikatat e pronësisë

05/12/2014 00:00

Zyra e re e ALUIZNI-t në Fushë-Krujë, pas rikonstruksionit dhe shtimit
të personelit, në prani të Kryeministrit Edi Rama nisi shpërndarjen e
çertifikatave të pronësisë.

“Sot është një rast i veçantë, sepse vetëm për muajin nëntor, kemi dhënë 100 leje që së bashku me lejet e dhëna këto 6 muajt e fundit shkojnë numrin 460, aq sa janë dhënë për 8 vjet”, tha drejtori i zyrës.

Në Lezhë Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari bashkisë Viktor Tusha,i janë rikthyer inspektit të  vijimin e punimeve në shëshin përpara bashkisë një investim prej 3 milion dollarë që pritet të përfundojë pas 3 muajsh.

Tre muaj pas përfitimit të grantit 150 milionë lekë nga skema e suvencioneve në bujqësi është bërë e mundur, në 3 muaj kohë, ndërtimi i një pike grumbullimi dhe përpunimi të gështenjës, që sipas pronarit të saj Engjëll Mazreku është më e madhja në Europë dhe falë rritjes së kapacitetit ka lidhur kontrata eksporti me vendet e rajonit përfshi Italinë, Amerikën dhe deri në Japoni.

‘Do të dyfishojmë skemën e financimit të këtyre projekteve, tha Rama, duke synuar rritjen e punësimit dhe eksporteve.

“Ne jemi shumë të inkurajuar sepse shohim që fara e hedhur për nxitjen e sipërmarrjes dhe të zhvillimit kapitalist në fshat ka filluar të mbijë. Ky është një shembull për të gjithë dhe këto janë shembuj për të gjithë. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të japë cdo njeriu mundësinë që të ngrihet, të vetëpunësohet dhe të ndërtojë mirëqënien dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim njerëz në të gjithë Shqipërinë, të dyfishojmë skemën e financimit të këtyre projekteve”, u shpreh Rama.

Edhe ky biznes në Bajzë të Shkodrës i cili operon në grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore kryesisht sherebelit për eksport në SHBA është një tjetër përfitues nga program suvencioneve në bujqësi.

Sipërmarrësi Vasel Muçej tha se pas përfitimit të këtij fondi ka njëzetedy punëtorë më shumë se një vit më parë dhe indirekt, 5000 familje të përfshira në grumbullimin e bimëve medicinale.

Top Channel