Gjermani, të majtët fitojnë Thuringian për herë të parë pas bashkimit

05/12/2014 00:00

Për herë të parë që prej rënies së Murit të Berlinit, në Landin e
Thuringias zgjidhet guvernator një emër i propozuar nga e majta.

Bodo Ramelow, 58 vjeç është pjesëtar i “Die Linke” (E Majta), parti e dalë nga transformimi i ish-partisë komuniste që udhëhoqi Gjermaninë Lindore për dekada me radhë me dorë të hekurt.

Kjo parti është e njohur për gjuhën e saj kundër Bashkimit Europian, kundër NATO-s dhe pro Rusisë, por Rameloë e cilëson veten një përfaqësues të moderuar të kësaj partie.

“Nuk jam përfaqësues i regjimit të Gjermanisë Lindore dhe partia ime nuk është një tufë nostalgjikësh që po përpiqen ta rikthejnë atë regjim”, deklaron ai.

Asnjëherë më parë zgjedhjet lokale në Gjermani nuk kanë shkaktuar kaq shumë debat dhe protesta. Mijëra persona u mblodhën para parlamentit rajonal në Erfurt duke deklaruar se ‘tradhëtarët u rikthyen sërish në detyrë’.

Madje në fushatë u përfshi edhe vetë kancelarja Angela Merkel, e para kancelara e lindur në Gjermaninë Lindore e quajti Bodo Ramelow, që më parë ka mbajtur kreun e një sindikate punonjësish, si Karl Marx.

“Karl Marx po kandidon për zyrat e shtetit. Kjo nuk mund të ndodhë”, deklaronte ajo në fushatën elektorale.

Megjithë zhvillimin e hovshëm që pas rënies së Murit, pasojat e regjimit komunist janë ende të dukshme në Thuringia i cili është landi më i varfër i federatës.

Top Channel