Fatjona Kulla është e vetmja nxënëse me nevoja të veçanta në shkollën e Komunës Papër, në Elbasan, por kjo nuk ia heq kurrë buzëqeshjen nga fytyra.

Jeta e Fatjonës ndryshoi krejtësisht që nga 1 marsi i vitit 2009, ku – si pasojë e një aksidenti në shtëpi – ajo u rrëzua nga shkallët. Fatjona nuk u dorëzua kurrë dhe sot ndihet shumë e lumtur në shkollë.

Kjo, falë dashurisë që i falin shokët e shoqet e klasës, por dhe mësuesit që i kanë ndenjur pranë këto pesë vjet pas aksidentit.

* Arjola Dedaj është kampione paralimpike në Itali. 33-vjeçarja nga Shqipëria, edhe pse e verbër, luan bejsboll si dhe është balerinë profesioniste.

Ajo kurrë nuk është dorëzuar dhe punon çdo ditë për të realizuar ëndrrën e saj, pjesëmarrjen dhe fitoren në kampionatin botëror paralimpik, që do të jetë në muajin tetor të vitit 2015.

* Alexandër Mema, 15 vjeç, krijon dhe prodhon filma të shkurtër për fëmijë me efekte speciale. E ka filluar në moshën 11-vjeçare dhe dhe i ka mësuar në mënyrë autodidakte.

Duke shfrytëzuar internetin ka mësuar programet, efektet speciale, konnceptin e filmit. Ai ka kanalin e tij në Youtube, ku çdokush mund të ndjekë filmat e tij.

* Spitali i Krakovës në Poloni arriti të zgjonte nga koma një fëmijë 2-vjeçar, i cili u gjet nga policia në rrugë, pasi kishte kaluar natën në një temperaturë -7 gradë celcius.

Në momentin e gjetjes, vogëlushi ishte i veshur vetëm me pizhama dhe temperatura trupore i ishte ulur deri në 12 gradë. “Është një mrekulli që mbijetoi, duke marrë parasysh kushtet, në të cilat u paraqit në spital”, thonë doktorët.

Top Channel