Tiranë, ekzekutohet me armë 38-vjeçari. Policia dyshon për hakmarrje

06/12/2014 00:00

Një atentat mafioz në kryeqytet i mori jetën 38-vjeçarit Shkëlzen Leka, i cili është qëlluar plot 8 herë me armë zjarri, ku disa nga plumbat e kanë kapur në kokë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:42 të së premtes në rrugën
“Islam Alla”, një nga rrugicat që lidh “Rrugën e Kavajës” me atë të
“Myslym Shyrit”, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Qarkut
Tiranë.

Sipas dëshimitarëve, Leka u qëllua në momentin që ka qenë duke dalë nga një lokal i zonës nga një person i maskuar, i cili menjëherë pas vrasjes, duke përfituar edhe nga errësira dhe reshjet e dendura të shiut ka arritur të largohet. 38-vjeçari Leka u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, nga nje patrulle police por nderroi jetë pa hyrë në sallën e operacionit, për shkak të plagëve të marra.

Policia, ne vendngjarje, mblodhi deshmi dhe prova, mes te cilave edhe 8 gezhoja pistolete. Jane sekuestruar dhe kamerat e sigurise te vete lokalit dhe të disa bizneseve të tjera përgjatë kësaj rruge, por fakti qe autori ka qene i maskuar, e ben te veshtire identifikimin e tij. Pista kryesore në të cilën policia ka mbështetur hetimet është ajo e hakmarrjes mes grupeve andave rivale, me aktivitet kryesisht në zonën e Bulqizës dhe më konkretisht, në konfliktin per kromin.

Burime jozyrtare nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se Shkëlzen Leka njihej si një person me precedent të mëparshëm, por një ngjarje që shënoi kthesë dhe ku janë fokusuar më së shumti hetimet është ajo e konfliktit me Gjin Nikën, i vrarë në 3 prill të 2014-s në Urën e Tapizës. Nika ishte i skeduar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë dhe sipas policisë kontrollonte duke vënë gjoba, disa prej galerive të kromit në Bulqizë. Nika është ndaluar nga policia i dyshuar për plagosjen e G. Kaçit, mik i Shkëlzen Lekës, ngjarje kjo e ndodhur në 8 prill të 2013-s në kryeqytet. Për këtë ngjarje, më 25 shkurt 2014, Gjykata e Apelit e Tiranës ka vendosur ta lërë të lirë Nikën. Por, gjatë mbledhjes së dëshmive për këtë ngjarje, Leka ka qenë një prej dëshmitarëve që ka denoncuar Nikën si autor të plagosjes së mikut të tij.

Gjithashtu, Shkëlzen Leka së bashku me mikun e tij G. Kaçi ishin të dyshuar nga policia për një ngjarje të ndodhur më shkurt të 2013-s në Bulqizë, ku këta dy persona, pas një konflikti në qendër të qytetit, kanë qëlluar me armë në ajër. Edhe në këtë rast, policia ngriti dyshimet se shkak i konfliktit ishte kromi.

Top Channel