Testimi i mbi 8 mijë mësuesve, Rama e Nikolla ndjekin hapat e sigurisë

05/12/2014 00:00

Një ditë përpara testimit për mësuesit, Kryeministri Rama së bashku me
Ministren Nikolla vizituan ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimit
ku ndoqën nga afër zbatimin e masave të sigurisë në procesin e hartimit
të testeve.

“Është një sistem i ri rekrutimi në arsim. Sistem që besoj se rikthen meritën, por ajo që është e rëndësishme, shëndetshëm dhe një argument i fortë në luftën kundër korrupsionit për emërimet në arsim. Janë rreth 8100 mësues që kanë plotësuar portalin. Janë verifikuar gjithë dosjet e tyre, është bërë transparenca e nevojshme dhe testimi në çdo qark. Testimi do të kryhet në 12 qarqet e vendit, përkatësisht në 29 vende të testimit. Janë marrë të gjitha masat dhe kushte rreptësisht sigurie”, tha Ministrja Nikolla.

Për të hartuar përmbajtjen e testit janë angazhuar pranë AKP-së 30 specialistë, vlerësues të çertifikuar në profile të ndryshme, nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, Instituti i Zhvillimit Arsimor dhe Inspektoriati Shtetëror i Arsimit, të cilët prej disa ditësh qëndrojnë të mbyllur dhe të vëzhguar 24 orë me kamera.

Top Channel