KLD rrëzon kërkesën e ministrit Naço për masë disiplinore

05/12/2014 00:00

Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për proçedimin disiplinor të gjyqtarit E.P për të cilin ministri Naço kishte propozuar dhënien e masën disiplinore transferim, për një periudhë 2-vjeçare, në një gjykatë të një niveli më të ulët.

Në mbledhjen e përfunduar në orët pasdites të së premtes, u votua dhe për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën e Apelit Vlorë ku me shumicë votash u zgjodh gjyqtarja Klodiana Gjyzari.

Po ashtu në këtë mbledhje KLD miratoi aktet e vlerësimit për 5 gjyqtarë, ndërsa u vendos të shtyheshin për mbledhjet ardhshme plotësimi i vakancave në Gjykatën e Apelit në Durrës dhe Gjykatën e Apelit Shkoder, si dhe përcaktimin e vendeve vakante në dispozicion të magjistratëve që kanë përfunduar studimet për vitin akademik 2013 – 2014.

Top Channel