Personazhi i vitit 2014, Top Channel çel sondazhin

05/12/2014 00:00

Nga sot (e premte) Top Channel çel sondazhin “Personazhi i vitit”, ku publiku mund të votojë në faqen e internetit Top-Channel.tv për të përzgjedhur personazhin që gjykon si më të spikaturin e vitit 2014.

Në këtë fazë të parë mund të vendosen pesë emrat që dëshirohen. Votimi i kësaj faze zgjat deri më datë 20 dhjetor.

Më pas nis faza e dytë, ku dhjetë emrave më të votuar nga publiku do t’i bashkangjiten 10 propozimet e Top Channel.

Më date 30 dhjetor do të mbyllet votimi dhe në ditën e fundit të vitit, në edicionin qendror të lajmeve do të shpallet fituesi i vitit 2014.

Ky është viti i nëntë që Top Channel organizon sondazhin “Personazhi i vitit”.

Top Channel