Netët “live” të “The Voice of Albania”

05/12/2014 00:00

Pas audicioneve të fshehura, betejave në duete dhe knockout-et, sfida në “The Voice of Albania” mbërrin sonte në mbrëmje në një fazë shumë të rëndësishme: në netët “live”.

Në skuadra kanë mbetur nga 4 konkurentë të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin. Janë trajnerët ata që do të zgjedhin se kë do të mbajnë dhe kë do të çojnë në shtëpi.

Do të jenë 5 netë live duke përfshirë edhe finalen e madhe, në të cilat do të ketë performanca të veçanta për këngëtarët.

“Rrugëtimi i secilit nga konkurentët i ka rritur ata në shumë pikëpamje. Kjo besoj se do e bëjë këtë mbrëmje dhe katër të tjerat të mrekullueshme. Në finale do të shohim katër konkurentë. Jo domosdoshmërisht çdo trajner do të ketë përfaqësuesin e tij. Trajnerët do të vendosin për konkurrentët e tyre nëse e meritojnë apo jo finalen”, tha prezantuesi Ledion Liço.

Top Channel