Britania me bazë ushtarake të përhershme në Bahrein

06/12/2014 00:00

Britania do të ketë një bazë të përhershme ushtarake në Lindjen e Mesme, e para që pas tërheqjes së plotë të saj në vitin 1971.

Vendimi për t’u rikthyer me një prezencë të përhershme ushtarake në rajon është nxitur më shumë edhe nga situata e re e krijuar dhe përhapja e ISIS-it, që ka trembur monarkët absolutë vendas që shohin si një zgjidhje të mirë hapjen e bazave ushtarake të vendeve më të fuqishme në tokën e tyre.

Me këtë vendim, Britania e Madhe i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Francës që kanë baza të përhershme në rajon.

Baza do të vendoset në Bahrein, në afërsi të portit Mina Salman dhe ndërtimi i saj do t’i kushtojë Londrës 15 milion paund.

 

Top Channel