Debati për minoritetin, Dule kërkon regjistrim të ri të popullsisë

06/12/2014 00:00

Interpelanca në Kuvend me Kryeminstrin Edi Rama për respektimin e të
drejtave të minoriteve, duket se i ka lënë të pakënaqur përfaqësuesit
politikë në Parlament të pakicës kombëtare greke.

Kryetari i Partise për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ripërsëriti gjate Konferencës se 8-të të organizates OMONIA, se realiteti i te drejtave te pakicave ne Shqiperi nuk eshte ai qe paraqesin autoritetet e Tiranes.

zoti Dule tha se duhet një dinamike e re në trajtimin e minoriteteve etnike, duke nisur me regjistrim të ri të popullsisë, duke mos lënë jashtë deklaratave publike edhe kundërshtimin e ndarjes së re territoriale të vendit.

“Nuk dihet në vendin tonë, zyrtarisht kush janë minoritetet, ku jetojnë pjesëtarët e këtyre minoriteteve, sa janë pjesëtarët e këtyre minoriteteve. Si mund të pretendojë një Qeveri, një shtet serioz se ne respektojmë të drejtat e minoriteteve, kur nuk e dime kush janë, sa janë dhe ku jetojnë”, tha Dule.

Zoti Dule ju adresua anetareve te OMONIA-s ne takim, ne te dy gjuhet, ate greke dhe shqiptare, duke ju referuar shpesh rezolutave nderkombetare, qe sipas kreut te PBDNJ-së, kerkojne permiresim te tajtimit te pakicave etnike ne Shqiperi.

“Do t’ju imponohemi me vullnetin tonë demokratik, me votën tonë por edhe atyre që nuk duan dinamikën që kërkojnë kohë”, tha Dule.

Top Channel