Prokuroria apelon: Të dënohet Gjika

06/12/2014 00:00

Prokuroria nuk dorëzohet nga qëndrimi i saj, ndaj kryebashkiakut të
Vlorës Shpëtim Gjika dhe tre të akuzuarve të tjerë, për të cilet organi i
akuzës këmbëngul që ata të deklarohen fajtorë nga Gjykata e Apelit.

Nepermjet ketij apelimi te dorezuar 9 dite pas shpalljes se vendimit ne Shkallen e Pare, prokuroria kerkon denimin e te kater te akuzuarve. Por ndersa Gjykata e Tiranes tha se nuk ka prova dhe fakte mbi te cilat te mund te denonte kryebashkiakun Gjika dhe tre te tjeret, prokuroria shprehet se ky vendim eshte i pabazuar ne ligjin procedurial.

Prokuroria kundershton Gjykaten e Tiranes me pretendimin se vendimi i Shkalles se Pare eshte rrjedhim i vleresimit te gabuar te provave te administruara. Duke i qendruar akuzes se falsifikimit Prokuroria i thote Apelit, se provat qe prezantoi  para gjykates jane interpretuar jashte kontekstit te tyre.

Por ndersa Gjykata e Shkalles se Pare thote se nuk mund te provohet vepra e falsifikimit nga largesia e rreshtave ne dokumentin qe fakton mbledhjen e KRRT-së, Prokuroria replikon se provat e administruara jane te mjaftueshme dhe sipas vertetojne fajesine.

Por gjykata nga ana e saj ne vendimin e 27 nentorit nenvizoi se faktet e akuzes mbeten ne kuadrin e hamendesimeve dhe si te tilla nuk duhen konsideruar, ne nje kohe qe sipas gjyqtarit Arben Micko mosrespektimi rigoroz i procedurave ne dhenien e lejeve perben shkelje administrative dhe jo penale.

Per prokurrine kjo shkelje perben mos permbushje te rregullt te detyres e per kete kjo sjell pergjegjesi penale sipas ligjit.

Top Channel