“The Voice”, nis dueli i skuadrave dhe konkurrentëve

06/12/2014 00:00

Mbrëmjet ‘live’ në “The Voice of Albania”, që nisën të premten mbrëma do të përmbajnë gara dhe spektakël. Sfidat do të vazhdojnë brenda skuadrave, tashmë jo vetëm me zërin por edhe me performancën skenike.

Janë sërish trainerët ata që vendosin se cilin do të mbajnë në skuadër. Në natën e parë të fazës ‘live’ nuk pati konkurrentë të eliminuar.

Se kë do të kthejnë në shtëpi prej skuadrës së tyre, trajnerët do ta vendosin në fundin e natës së dytë, pasi të jenë ndjekur dhe performancat e tjera.

Mbrëmjen e kaluar pati një sërë pikash të forta, duke nisur nga e ftuara Rona Nishliu, numrat e përgatitur nga trajnerët për dy nga 4 konkurrentët që sollën në sfidë për natën e parë, duke përfunduar me këngën përshëndetëse që Genci Salihu, i cili e kishte përgatitur bashkë me skuadrën e tij.

Nuk munguan as elementet spektakolare, batutat, por edhe debatet mes anëtarëve të jurisë, sidomos për këngën e fundit të natës. Sfida mes konkurrentëve deri në finale pritet të jetë e mbushur me të papritura, pasi formula surprizë do të ketë çdo të premte, deri në natën finale të “The Voice”.

Top Channel