Kosovë, qarkullojnë emrat e parë të qeverisë

06/12/2014 00:00

Në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes për qeverinë e ardhshme mes kryetarit të PDK, Hashim Thaçi dhe atij të LDK, Isa Mustafa, në Kosovë po shtohen edhe zërat mbi pëbërjen e mundshme të kabinetit të ri.

Emrat e shfaqur në shtypin e përditshëm dhe mediat online janë ata që kanë dalë nga burimet partiake, por se kush saktësisht do të drejtojë secilin dikaster do të mësohet pasi Thaçi e Mustafa të thonë fjalën e fundit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës deri tani përmenden si ministra të mundshsëm Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Arsim Bajrami, Bekim Çollaku dhe dy gra.

Ndërsa nga LDK janë përmendur si ministra të mundshëm Avdullah Hoti, Ismet Beqiri, Skënder Hyseni, Teuta Sahatçija, Lirije Kajtazi, Ali Murtezi e Arben Gashi.

Në vartësi të ndarjes së dikastereve, partitë kanë emra të tjerë alternativë, ndërkohë që minoritetet pritet të kenë sërish ministritë e deritanishme.

Top Channel