Futboll, dhunohen trajnerët e Sopotit

06/12/2014 00:00

Një tjetër episod dhune është verifikuar këtë fundjavë në futboll, ndonëse këtë herë jashtë stadiumeve.

Tifozët e Peqinit kanë sulmuar pasditen e së shtunës dy trajnerët e skuadrës së Sopotit, Gentian Stojku dhe Elton Ceno.

Nga burime të afërta me dy trajnerët mësohet se ngjarja ka ndodhur kur ata kanë qenë në spital për të vizituar drejtorin teknik të klubit, Nesti Binishti.

Burimet saktësojnë se Stojku dhe Ceno nga agresioni kanë marrë fraktura të shumta në kokë dhe për rrjedhojë janë dërguar në spitalin e Elbasanit për trajtim të specializuar.

Top Channel