Shkodër, gjykata lë në burg kreun e komunës Gruemirë

06/12/2014 00:00

Gjykata e qarkut të Shkodrës ka lënë në arrest me burg kryetarin e komunës Gruemirë, Lirim Nehanaj, i cili u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pas një hetimi disamujor të prokurorisë së qytetit verior, policia finalizoi pasditen e së mërkurës operacionin  e koduar “Toka”, ku u vu në pranga Lirim Nehanaj dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

Këta të fundit, të identifikuar si shtetasit Fatmir Tepelia, Ruzhdi Handraj dhe Asim Burgaj, ishin me detyra zyrtare në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.

Nëpërmjet fallsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës, ata kishin tjetërsuar një sipërfaqe të madhe toke në komunën Gruemirë të rrethit Malësi e Madhe.

Top Channel