“Exclusive”, dëshmitë e dy masakrave në Vranisht të Vlorës

07/12/2014 00:00

Kjo është historia e 60 njerëzve të masakruar gjatë Operacionit të Dimrit në dhjetor 1943 dhe shkurt 1944 nga trupat gjermane e që njihet si “masakra naziste e Vranishtit”. Një ngjarje që sot duket e largët, por që ende flet me zërat e dëshmitarëve të saj.

Në bazë të operacionit famëkeq të dimrit, gjermanët do të sulmonin dy herë Vranishtin, duke lënë pas të vrarë e të masakruar në masë dërrmuese civilë, burra, gra e fëmijë të pafajshëm.

“Kur e vranë gjermanët, vëllain e kishte në gjoks. Ajo e zuri poshtë dhe ai nuk u vra. Ato të dyja u vranë, ai shpëtoi. Pinte gji dhe u gdhi me të vdekurit. Vëllai është edhe sot », tregon Esma Habili.

Ndërsa Mikado Shakohoxha kujton : “Kur erdhën trupat këtu, ishin shpërfytyruar. Kështu që nëna ime pasi pa vjehrrin, burrin, kunatin dhe nipin, po kërkonte djalin. Nuk e njihte sepse ai ishte shpërfytyruar nga qentë dhe nga egërsirat.”

“Exclusive”, sot në mbrëmje në 20:05 do të risjellë këtë masakër përmes dëshmive të të mbijetuarve.

Top Channel