Reagimi, PS: Ish-ministri e ktheu sistemin në treg shitblerjeje diplomash

07/12/2014 00:00

Por për Partinë Socialiste, ishin 8 vitet e demokratëve në qeverisje, që e zhytën arsimin në batak të thellë. “Si ka moral e flet për arsimin ish-ministri i Berishës, që e ktheu sistemin në treg shitblerjeje diplomash?”, deklaroi deputeti Bare.

“Si mund të gjejë moral e të flasë ish-ministri i Arsimit të qeverisë “Berisha”, që e ktheu sistemin arsimor në një treg shitblerjeje diplomash. Që fatmirësisht sot po kthehet në normalitet, pas mbylljes së kioskave universitare, që vidhnin paratë e shqiptarëve pa pasur licencë, e as pedagogë për të dhënë mësim. Gropa që la pas qeveria e Partisë Demokratike gjatë 8 viteve të fundit është e madhe edhe në arsim. Sigurisht që ka ende shumë për të bërë, por të paktën, ata që për 8 vjet e rrënuan arsimin e Shqipërisë, sot më e mira që mund të bëjnë është të heshtin”, u kundërpërgjigj deputeti socialist, Besnik Bare.

Top Channel