Ahmetaj: Në 2015-n, qeveria elementë ndihmës për fasonët

07/12/2014 00:00

Angazhimi i qeverisë nuk është vetëm sensibilizimi për detyrimin e pagesës së energjisë elektrike, por edhe ndihma dhe asistenca për bizneset korrekte me ligjin. Me këtë ka shpjeguar prezencën në një biznes të tillë, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe kreu i ri i OSHEE-së.

Një biznes prodhimi fason është marrë si shembull prej tyre, jo vetëm për korrektesën e pagesës së energjisë, por edhe përdorimit të pajisjeve që harxhojnë më pak energji.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjithë sipërmarrjes, që në punën e tyre të kenë mundësi të përdorin instrumente enegjitike me eficencë”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Ministri i Ekonomisë, nga ky biznes fason deklaroi se në fillim të vitit 2015, qeveria do të ofrojë edhe katër elementë të rinj ndihmues për industrinë e prodhimit në manifaktura. Sipas ministrit Ahmetaj, shumica e biznesve dhe familjarëve, që janë të rregullt me pagesën e energjisë elektrike, kanë mbështetur operacionin e nisur për t’i dhënë fund abuzimit me energjinë elektrike.

Top Channel