Rama: Dal edhe unë në protestë, nëse çmimi i energjisë rritet 22%

07/12/2014 00:00

Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook, duke ironizuar deklaratën e fundit nga selia e PD.

Kryeministri Edi Rama do të dalë në protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, nëse kjo rritje është 22%, siç ka deklaruar PD. Ai ka ironizuar në reagimin e tij, kur shkruan se “nëse çmimi i energjise ju rritet me 22%, do dal edhe unë në protestë, por nëse jo, ku do shkojnë ata që veç shpifin përditë për t’iu helmuar?!”, thotë kryeministri në rrjetet sociale.

“As duan t’ia dinë çfarë thonë, jo vetëm pa asnjë ide e program veç shpifjeve, po ultësisht kryelartë në recitimin e gënjeshtrave të përditshme”, shkruan në një tjetër postim kryeministri, si reagim ndaj deklaratës së PD, e cila akuzonte qeverinë se tashmë e kishte pranuar se çmimi do të rritej, edhe pse shqiptarëve u kishte thënë jo.

Top Channel