Berat, testohen 550 kandidatë për mësues

07/12/2014 00:00

Edhe në qarkun e Beratit u zhvillua testimi i të gjithë kandiduarve për të fituar punësim në arsim.

Testim u krye nën rregulla të rrepta, ku të pranishëm kanë qenë dhe uniformat blu. Rreth 550 pjesëmarrës kishin aplikuar për t’u testuar në degë të ndryshme me shpresën për të fituar për t’u punësuar në arsim.

Pasi u morën emrat në listat e shënuara brenda gjitha rregullave u zhvillua testimi në ambientet e shkollës së mesme “Bab Dud Karbunara”.

Procesi i testimit është monitoruar nga komisionerë të Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë nën masa sigurie për respektimin e rregullave, ku nuk janë lejuar celularë dhe mjete të tjera.

Top Channel