Babë e bir bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes 26-vjeçari

07/12/2014 00:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës në Tiranë, ku babë e bir kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Si pasoje ka humbur jetën djali 26 vjeçar, Sokol Kaca, ndërsa i ati i tij, Sami Kaca, pas mjekimeve të marra në Spitalin e Traumës është larguar nga ambientet e spitalit.

Nga hetimet paraprake të bluve të kryeqytetit, dyshohet se babë e bir, pas ndërprerjes së energjisë në zonë, për shkak të aksionit kundër debitorëve, kanë tentuar ta rilidhin atë, por kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, pas ngjarjes në Durrës, ku një 38-vjeçare humbi jetën pasi tentoi të rilidhte energjinë.

Top Channel