Messi i kundërpërgjigjet Ronaldos, shënon 3 herë ndaj Espanjolit

07/12/2014 00:00

Barcelona përmbysi rezultatin dhe fitoi 5-1 derbin me Espanjolin, ndërkohë që Lionel Messi i kundërpërgjigjet Cristiano Ronaldos, duke shënuar dhe ai një tripletë.

Skuadra e Luis Enrique-s nuk është në lartësinë e Realit apo Atletikos, por falë individualiteteve si ‘pleshti’ argjentinas arrin të kthejë gjithçka në favorin e saj, të regjistrojë fitoren e 11 dhe njëkohësisht të mbajë vendin e dytë, 2 pikë më pak se Reali kryesues.

Dy golat e tjerë të skuadrës së Barcelonës u shënuan nga Pique dhe Pedro.

Një fitore të thellë shënoi edhe Vilareali ndaj Sociedad me rezultatin e pastër 4-0, ndërsa ndeshja tjetër e së dielës mes Valekanos dhe Seviljas u mbyll 0-1.

Top Channel