Ndërron jetë këngëtari Mango

08/12/2014 00:00

Këngëtari i famshëm italian Mango ka ndërruar jetë ditën e dielë pas një infarkti në zemër në moshën 60-vjeçare.

Mango ishte në fund të një koncerti në Matera kur pësoi infarktin dhe vdiq gjatë rrugës për në spital.

Këngëtari u godit nga infarkti gjatë kohës që po këndonte këngën “Oro”, një nga hitet e tij më të famshme.

Mes shumë sukseseve të Mangos është edhe çmimi i kritikës i marrë në Festivalin e Sanremos të vitit 1985.

Top Channel