Kitaristi i Green Day diagnostikohet me kancer

08/12/2014 00:00

Grupi muzikor Green Day ka njoftuar me hidhërim se kitaristi Jason White po lufton me kancerin në bajame.

Me anë të një komunikate zyrtare, banda bëri të ditur se Jason po hiqte bajamet kur doktorët zbuluan një formë kanceri, fatmirësisht që mund të kurohet.

“Mjekët e kapën shpejt dhe mendojmë se ai do të shërohet brenda një kohe të shkurtër. Ju lutemi të bashkoheni me ne për ta mbështetur në këtë moment të vështirë”, lexohet në komunikatën e Green Day.

Banda e rokut është formuar në vitin 1987 dhe shumicën e kohës është përbërë nga Billie Joe Armstrong, Mike Dirnt dhe Tre Cool. Në vitin 2012 kitaristi Jason White u bë një pjesëtar me të drejta të plota i grupit pasi udhëtoi nëpër ture me ta për 13 vite.

Top Channel