PD rikthehet në Qytetin Studenti. Basha: Rama të heqë dorë nga Enveri

08/12/2014 00:00

Partia Demokratike është rikthyer me drejtuesit e rinj dhe themeluesit e
saj, në Qytetin Studenti, vendin ku nisi 24 vjet më parë rruga e lirisë
së shqiptarëve dhe vendin ku ajo u themelua si partia e parë opozitare
pas gati 5 dekadash diktaturë të egër komuniste.

“Vijmë këtu çdo 8 dhjetor, e do të vazhdojmë të vijmë për të përkujtuar me nderim Lëvizjen Studentore të Dhjetorit të 90-ës, në këtë pelegrinazh të përvitshëm lirie, të kujtojmë misionin e përjetshëm për një ‘Shqipëri si gjithë Europa’. Ne vijmë këtu se këtu janë rrënjet tona të lirisë.Këtu u finalizua dhe u shpall publikisht nga lideri i Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari fitorja e pluralizmit politik në Shqipëri”, tha Basha.

Per Lulzim Bashen, ne ate kohe nje adoleshent gjimnazi, sot nje 40-vjeçar qe drejton opoziten e vendit, Qyteti Studenti nuk eshte vetem vetem nje vend per t’u nderuar, por edhe nje vend per te mesuar dhe për të reflektuar.

“Flas në emrin e brezit tim, e brezit tuaj më të rinj, por edhe të aktorëve kryesorë të dhjetorit 1990, kur them se ne të rritur me trashëgiminë e dhjetorit 1990, refuzojmë çdo kthim prapa drejt të vjetrës, drejt të shkuarës, drejt së keqes”, tha Basha.
 
Kur thote kete, Lulzim Basha ka parasysh drejtimin e sotem te vendit nga Edi Rama dhe Ilir Meta, te cilet i cileson si rrezik eventual per demokracine dhe te drejtat e fituara ne 90-en.

“Si 24 vjet më parë kur rinia studentore i bënte thirrje pasardhësit të Enver Hoxhës të hiqte dorë nga diktatura ne i drejtohemi Ramës dhe Metës; të heqin dorë nga trashëgimia e diktatorit Hoxha; të heqin dorë nga përqendrimi i pushtetit në dy duar; të heqin dorë nga dhunimi i të drejtave tona; të heqin dorë nga kriminalizimi i politikës”, tha Basha.

Ne kete thirrrje Lulzim Basha ka me vete disa nga protagonistet kryesore te Levizjes se Dhjetorit, te cilet zgjidhen nje gjuhe dhe ton te ndryshëm per te thene te njejten gje.

“Le t’i themi Edi Ramës, le të betohemi në këtë qytet, se ne pas 24 vjetëve, ‘me dy gishtat lart do të rezervojmë fatin e etërve tuaj’.Ky është nderimi më i madh i dhjetorit të 90-ës. Unë kam besim të madh te rinia, se së shpejti do të thotë fjalën e saj”, u shpreh Sali Berisha.

“Bëhuni aktivë. Demokracia, Shqipëria, ne kemi nevojë për ju. Nuk do të kishte shërbim më të madh për lëvizjen e dhjetorit, se sa rinia e sotme të jetë akoma më aktive”, tha deputeti i PD-së, Eduart Selami.

“Drejt lirise” eshte pagezuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha projekti per vitin e ardhshem, i cili shenon 25 vjetorin e rrezimit te rregjimit komunist.

Top Channel