Ndotja e liqenit të Ohrit, kimikatet e shumta po dëmtojnë faunën

08/12/2014 00:00

Liqeni i Pogradecit mbetet destinacioni i derdhjes së mbetjeve ujore të
bizneseve të ndryshme të cilat çdo kanalizim e drejtojnë në ujin e tij
pavarësisht ndotjes që shkaktojnë.

Demi behet edhe me i madh duke marre ne konsiderate ndikimin e ujrave me solucione e kimikate te cilat kercenojne speciet dhe gjallesat e liqenit te Ohrit. Prezenca e fosfateve dhe lendeve te tjera ndotese ne nje perqindje te larte ka bere qe Bashkia e ketij qyteti te ngrere alarmin per kercenimin e peshkut.

Sipas nenkryetarit te bashkise se qytetit liqenor, Dritan Hamzallari, nga ana e bashkise se bashku me drejtorine e Ujesjelles-kanalizimeve jane mara masa me trajtime kimike per te shmangur ngordhjen e peshkut dhe demtimin e flores e faunes.

Karakteristikë e liqenit të Ohrit ka qenë uji i kulluar, por veprimtaritë njerëzore në pellgun ujëmbledhës,vetëm për pak dekada të fundit e kanë ndryshuar këtë gjendje.

Top Channel