Ky është momenti kur një leopard i vogël mashkull nis një përleshje me nënën e tij në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.

Këlyshi po ecte i qetë përkrah nënës para se në mënyrë të befasishme t’i hidhej asaj në kurriz. Fotografitë e mëposhtme tregojnë se në fillim nëna duket e bezdisur nga dëshira për lojë e këlyshit, por shumë shpejt egërsohet dhe vendos ta mundë duke e vënë poshtë në pak çaste.

Gjithsesi, duket se kjo përleshje nuk la asnjë pasojë pasi dy leopardët u shtrinë pranë njëri-tjetrit dhe nisën të lëpihen në kokë.

Përleshja si lojë është shumë e rëndësishme në procesin e rritjes së leopardëve pasi i mëson atyre aftësitë thelbësore të luftimit dhe i jep një ndjesi dominimi.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel