Kadri Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit

08/12/2014 00:00

Pasi mbajti fjalimin si kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha
se Kuvendi u konstituua dhe se në ora 13:00 do të mblidhet Kryesia e
Kuvendit.

Në fjalën e tij Veseli premtoi respektim të fjalës së deputetëve të pozitës e të opozitës dhe respektim të ligjeve e të rregulloreve. Ai, pas fjalimi në gjuhën shqipe, iu drejtua deputetëve edhe në gjuhën serbe

Kadri Veseli u zgjodh me 71 për, 42 kundër dhe 1 abstenim. Por jo të gjithë deputetët e LDK-së votuan pro Veselit. Kundër Veselit kryetar votuan këta deputetë nga radhët e LDK-së: Kujtim Shala, Vjosa Osmani, Adem Salihaj dhe Arben Gashi.

Janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët, nga PDK Xhavit Halitin, LDK Sabri Hamitin dhe Vetëvendosje Glauk Konjuvca.

Partitë opozitare u larguan nga salla e Kuvendit, para se kryetari i ri i Kuvendit, Kadri Veseli të fillonte fjalimin e tij, ndërsa në sallë mbetën vetëm deputetët e koalicionit PDK-LDK.

Top Channel