“Arbitrat do të zëvendësohen me dronë”

08/12/2014 00:00

Franz Beckenbauer mendon se teknologjia në futboll do të shkojë përtej përdorimit në vijën fatale të portës. Legjenda e futbollit gjerman ka deklaruar se do të vijë një ditë që arbitrat do të zëvendësohen nga dronë që fluturojnë mbi fushën e lojës.

Bundesliga e ka aprovuar përdorimin e teknologjisë së linjës së portës për sezonin e ardhshëm pas suksesit që ka pasur kjo teknologji në Premier League, por Presidenti i Nderit i Bayern Munchen parashikon që zhvillimi i teknologjisë do të çojë në zëvendësimin e vetë arbitrave.

“Të gjithë e dimë që nuk do të përfundojë me kaq. Do vijë një ditë që nuk do të kemi më nevojë fare për arbitrat pasi do i zëvendësojmë me dronë që do shikojnë gjithçka ndodh në fushë. Unë kështu e mendoj të ardhmen. Gjithsesi, unë nuk do jem gjallë për ta parë”, tha Beckenbauer për ‘Sky90’.

Top Channel