Durrës, pranga dy grabitësve të banesave

08/12/2014 00:00

Dy autorë vjedhjesh me thyerje të banesave janë vënë neë prangat e policisë së Durrësit gjatë operacionit të koduar “Skolinat”.

Klean Sadikllari 22 vjeç dhe Renato Taçe 26 vjeç, te dy me banim ne Durrës, jane ndaluar pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin në periudhën kohore janar – nëntor 2014 kanë vjedhur me thyerje  banesat e 20 shtetasve, kryesisht ne zonen e ish-Kenetes.

Ne keto banesa dy te rinjte kane vjedhur kryesisht mjete pune, biçikleta,  si dhe sende te tjera te cilat me pas i shisnin ne tregun e zi per qellime fitimi. Ndalimi i dy te rinjve qe akuzohen per vjedhje ne bashkepunim eshte kryer ne baze te kallezimeve te bera nga shtetasit te cileve u jane vjedhur banesat pergjate ketij viti.

Top Channel