Mblidhen ish-studentët e Dhjetorit, Doda: PD nuk më ftoi, jo diktatura të reja

08/12/2014 00:00

Për herë të dytë brenda pak kohësh, deputetja demokrate Mesila Doda është shfaqur përkrah kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Dita e Rinise i ka bashkuar në një tryezë, për të cilën deputetja demokrate kërkon mirëkuptimin për të mos u kuptuar ndonjë mesazh tjetër, përveç atij të kauzës së Studentëve të Dhjetorit.

Mesila Doda: Mesila nuk ka kaluar as ne PDIU, as ne ndonje force tjeter politike, por mbetet një nga anëtaret e Lëvizjes Studentore, dhe mbetet në ballë të lëvizjes për dekomunistizimin e Shqiperise. Mos hapni këtë lajm i cili dëmton!

Top Channel: Por ju nuk keni qenë sot në një nga aktivitetet e Partisë Demokratike për këtë ditë…

Mesila Doda: Shkoni dhe pyesni se kë kanë ftuar, sepse mua nuk më ka ardhur asnjë ftesë, madje kam pyetur edhe deputetë të tjera dhe më kanë dhënë të njëjtën përgjigje. Po të më kishin ftuar do të kisha shkuar me shumë dëshirë

Deputetja e Partise Demokratike lancoi disa nisma te tjera ne Kuvend, megjithese forca e saj politike mbetet ne bojkot.

Pas Ligjit te Lustracionit, per te cilin beri te ditur se do te firmoset edhe nga kolege te tjere te grupit te saj, por zgjodhi per t’i permendur emrin vetem deputetit Dashamir Shehi, ajo tha se do te kerkohet te ndryshohet edhe ligji per partite politike, për t’i shkëputur ato nga ekstremizmi.

“Nuk mund të tolerojmë krijimin e një diktature të re. Kemi njerëz të cilët kanë qenë anëtarë të Byrosë Politike, anëtarë të
Komitetit Qendror të dikurshëm, të cilët sot nderohen dhe janë heronj të popullit janë heronj të kombit, kjo është një periudhë, e cila duhet të marrë fund dhe bashkë me të duhet të marrin fund të gjithë heronjtë e rremë të këtyre viteve, të cilët mesa duket po vazhdojnë të mbartin atë ideologji, atë psikologji të shëmtuar që ka të bëjë me kultin e unit, me kultin e individit dhe që përsa kohë kanë kaluar ka mbjellë veç probleme në politikën shqiptare. I ka zënë fyrmën qytetarit shqiptar, me korrupsion, me krim, me klientelizim”, tha Doda.

“Shoqëria shqiptare nuk është ndarë ende nga e kaluara, edhe si mentalitet, edhe si shfaqje. Besoj që nuk ka qenë e rastësishme nga ajo që kemi parë në vitin e fundit, se si papritur dhe papandehur, ajo që kishim lënë prapa krahëve u shfaq në mënyrën më absurde duke dhunuar dinjitetin e shqiptarit, duke dhunuar të gjithë ata mijëra vetë që u vranë u persekutuan u burgosën”, u shpreh Idrizi.

Tryezes se Lëvizjes së Studenteve të Dhjetorit i jane bashkuar pergjithësisht njerez qe dikur kane qene pjese e PD-së, si Mark Marku apo Gazmend Oketa.

Top Channel