FRESSH, protestë para Bashkisë: Ku janë hapësirat për të rinjtë?

08/12/2014 00:00

Dhjetëra gjimnazistë protestuan para Bashkisë së Tiranës kundër zaptimit të hapësirave publike dhe për mungesën e investimeve nga ana e Bashkisë për më shumë hapësira për të rinjtë.

“Çfarë na ofrohet neve sot, më shumë se sa tavolinat e bizneseve, që zaptojnë trotuaret anembanë qytetit? Ku janë premtimet: 10 kinematë,11 bibliotekat dhe terrenet sportive, që duhej të ishin gati brenda vitit të parë të mandatit? Ku është premtimi se do të bëhet ulja e numrit të nxënësve nëpër klasa në 30, si dhe zhvillimi i mësimit me vetëm një turn në shkollat e kryeqytetit?”, u shpreh Kej Lili, përfaqësuese e FRESSH.

Të rinjtë i kërkuan Bashkisë të marrë masat e munguara edhe kundër shfrytëzimit të fëmijëve në rrugë dhe çeljen e 20 qendrave të reja sociale, sipas tyre të premtuara nga kryebashkiaku Basha.

Top Channel