Uganda, kujdestarja dhunon të miturën, shpallet fajtore

08/12/2014 00:00

Kujdestarja e filmuar fshehurazi, teksa torturonte një fëmijë 18-muajsh në Uganda, u deklaruar fajtore përpara gjykatës.

Videoja e dhunës, që 22-vjeçarja Jolly Tumuhirwe ushtroi mbi vajzën e mitur ka qarkulluar në internet, duke ngjallur një valë indinjate në mbarë botën.

I ati i fëmijës e kishte instaluar kamerën në banesë, pasi kishte vënë re shenja të mavijosura në trupin e foshnjes, e kish parë gjithashtu se me njërën këmbë çalonte pak. Tumuhirwe i kërkoi falje gjykatës, prindërve të së miturës dhe të gjithë vendit.

Pamjet filmike tregojnë se ajo e rrihte vajzën mizorisht, për shkak se refuzonte ushqimin, e pastaj e hidhte në tokë dhe e shkelmonte, ndërsa në një moment edhe hipte mbi të me të gjithë peshën e trupit të vet.

Top Channel