Egjipt, mbyllet Ambasada kanadeze për arsye sigurie

08/12/2014 00:00

Kanadaja mbylli Ambasadën e saj në Kajro, duke cituar për këtë lëvizje të saj “arsyet e sigurisë”.

Nuk dihet me saktësi, nëse masa lidhet me një video të publikuar të dielën, ku një person – sipas gjasave militant kanadez, – bën thirrje për sulme kundër vendit të tij. Videoja i referohej edhe vrasjes së një ushtari gjatë mësymjes së Parlamentit në Otava.

Kanadaja është pjesë e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS dhe, duke pasur këtë parasysh por edhe të gjitha zhvillimet e fundit, ministri i Sigurise Publike Steven Blaney deklaroi se të gjithë kanadezët duhet të bëjnë kujdes e të tregohen vigjilentë.

Top Channel