Gjermani, propozim kontrovers për emigrantët nga aleatët e Merkelit

08/12/2014 00:00

Qeveria e drejtuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka distancuar veten këtë të hënë nga një propozim tepër qesharak të konservatorëve të Bavarisë, të cilët kërkojnë që familjet e emigrantëve duhen detyruar të flasin gjermanisht në shtëpitë e tyre, nëse do të duan të qëndrojnë në Gjermani.

Propozimi i ardhur nga Unioni Kristian-Social (CSU), apo partia “motër” e kristiandemokratëve të Merkelit (CDU), duke nxitur irritimin e shumë njerëzve sapo e morën vesh përgjatë fundjavës, ndërkohë që gazetat e konsiderojnë atë si diskriminues dhe me një ide për karikatura humoristike.

“Kjo nuk është pjesë e marrëveshjes së koalicionit dhe nuk është politikë e qeverisë”, tha zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, gjatë një konference për shtyp të së hënës, kur u pyet mbi propozimin e CSU-së.

Gjithsesi, ai shtoi se qeveria e konsideron aftësinë për të folur gjuhën gjermane si një çështje kyç për integrimin e emigrantëve, si dhe për suksesin e tyre nëpër shkolla apo edhe në punë.

CSU-ja duket se e ka tërhequr mbrapsht propozimin e saj fillestar, sipas raportimeve në media, të cilat citonin një draft të modifikuar të kësaj politike, që thoshte se emigrantët “duhen motivuar të flasin gjermanisht në jetën e tyre të përditshme”.

Në konservatoren “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, një artikull në faqe të parë ironizonte se gjermanishtja ishte e huaj për shumë bavarezë, të cilët flasin një version me një aksent tepër të rëndë të gjuhës gjermane.

Propozimi u bë si një përgjigje ndaj rritjes së shpejtë të emigracionit në Gjermani, vendi me ekonominë më të madhe në Europë, shumica e të cilëve vijnë nga shtetet anëtare të BE-së të Europës Lindore, por edhe emigrantë që kërkojnë azil të larguar nga lufta në Siri.

Top Channel